Katy Perry dhe Orlando Bloom Katy dhe Orlando u fejuan në Ditën e Shën Valentinit me një unazë të bukur diamanti me lule, do të organizojnë një martesë të vogël dhe intime.
Kujtojmë se ata kanë qenë të lidhur që në vitin 2016, por marrëdhënie mes tyre ka pasur shkëputje.
Këngëtarja ka qenë e martuar me Russell Brand në vitin 2010; më pas u divorcuan dy vjet më pas.
Bloom ka qenë i martuar me modelen Miranda Kerr nga viti 2010 deri në vitin 2013. Ata kanë një djalë bashkë që quhet Flynn, 8 vjeç.
Tashmë ata kanë përfunduar planet e tyre të dasmës.
“Ata kanë punësuar një planifikues dasmash për të finalizuar të gjitha detajet e dasmës. Katy duket sikur e ka marrë situatën nën kontroll, por edhe Orlando po aktivizohet”.
“Nuk janë të stresuar për këtë gjë. Do të jetë një festë e këndshme me familjarët dhe miqtë”, thotë burimi.
Sipas revistës “People”, këngëtarja 34-vjeçare dhe aktori 42-vjeçar do të lidhin kurorë në fund të vitit.