MENU
klinika

Tensione në KZAZ

Përplasje në Kamëz, militantët e PD hapin me forcë portën e shkollës

19.06.2019 - 10:56

Edhe në KZAZ që ndodhen në Kamëz janë regjistruar episode të dhunshme dhe përplasje.

Militantë të PD kanë vendosur të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta, i cili ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Ata kanë tentuar të hapin me forcë portën e shkollës ku ndodhen materialet zgjedhore të kësaj KZAZ, dhe pas disa tentativave e kanë hapur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po nxjerrin me forcë nga ambientet e KZAZ, duke përdorur një spraj lotsjellës.