MENU

Zgjedhjet vendore

Konstituohen KZAZ në 10 qarqe, kush i zëvendëson anëtarët e PD-LSI

11.04.2019 - 17:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit janë konstituuar KZAZ-të në 10 qarqe të vendit.

Mësohet se nesër do të vijojë konstituimi për Qarkun Tiranë dhe Durrës.

Në përbërje të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve ka anëtare nga PS dhe anëtarë të përzgjedhur kryesisht nga KQZ.

KQZ-konica.al

Anëtarët e zgjedhur kryesisht nga KQZ, u vunë për shkak se PD dhe LSI nuk dërguan propoozimet për vendet që u takonin sipas ligjit në KZAZ, në afatin ligjor.

Anëtarët e KZAZ-ve të caktuar nga KQZ kryesisht, janë njerëz jo pjesë e partive politike.

KZAZ janë komisione të nivelit të dytë në procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.