MENU
klinika

Detaje

Përplasjet në KZAZ e Matit, arrestohen 9 persona

20.06.2019 - 10:41

Pas përplasjeve që pati dje në KZAZ në Mat, policia është vënë në aksion për kapjen e autorëve.

Mësohet se kanë rënë në prangat 9 persona dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim, si edhe 33 janë proceduar në gjendje të lirë.

9-të personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtim me dashje i materialit zgjedhor”.

Mes të arrestuarve janë dhe punonjës të bashkive të drejtuara nga PD-ja, policë bashkikë, administratorë dhe punonjës të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

kolana e librave

Sulmet ndaj KZAZ-ve, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos, specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

D., 21 vjeç, banues në Burrel
Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).
T., 49 vjeç, banues në Klos
Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
Gj., 62 vjeç, banues në Klos
L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)
D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).
K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:

D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.