MENU
klinika

Sa fitojnë?

Pesë këngëtaret më të pasura që kryesojnë Forbes

06.06.2019 - 16:03

Forbes ka publikuar listën e femrave më të pasura në botë për vitin 2019. Revista amerikane e ka emëruar Rihannan si artisten femër më të pasur në botë.

Vlera e pasurisë së këngëtares është afërsisht 600 milionë dollarë dhe e gjithë kjo vjen nga karriera e bujshme muzikore si dhe nga linjat e saj të modës dhe bukurisë.

Ky lajm erdhi pasi marka franceze LVMH konfirmoi se do të nisë linjën e saj të modës Fenty, duke e bërë këngëtaren e parë të ngjyrës për të udhëhequr një shtëpi të modës LVMH.

Lista e Forbes më pas vazhdon me Madonnan me 570 milionë, Celine Dion me 450 milionë, Beyonce me 400 milionë dhe Taylor Swift me 360 milionë.

Këngëtarja nga Barbados është duke punuar në albumin e saj të ri që pritet të publikojë së shpejti para fansave të saj.

Albumin e saj të nëntë, këngëtarja është duke e realizuar në një ishull ku qiraja ditore kushton afro 25 mijë dollarë.