MENU
klinika

Pirandelo

Poeti i teatrit absurd

28.06.2019 - 12:54

      Luigi Pirandello, (Luixhi Pirandelo) (28 qershor 1867, Agrigento, Itali, – 10 dhjetor 1936 Romë, Itali) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe poet italian, fitues i çmimit “Nobel” në letërsi, për vitin 1934.

Pirandello, me prejardhje nga një familje borgeze, u lind në fshatin Kaos në rrethinat e Agrixhentos (një qytet në Siçilinë jugore) të Italisë. Ashtu siç ka rrëfyer shpesh në librat e tij, ka pasur një fëmijëri jo të lehtë për shkak të vështirësisë për të komunikuar me të rriturit. Vuante edhe nga pagjumësia. Pasi kreu studimet në vendlindje, vazhdoi studimet universitare në Palermo dhe më pas në Romë, dega filologji romane, studime që arriti t’i përfundonte vetëm në Bonn, Gjermani.

 

 

 

 

Poezia ishte interesi fillestar i Pirandellos (ai ka përkthyer në fakt, nga Gëte), interes ky që u devijua nën prozën krijuese me anën e ndikimit të mikut dhe këshilltarit të tij të mirë, novelistit Capuana.

Kurorëzimi i Pirandellos si shkrimtar i mirëfilltë, erdhi bashkë me romanin e tij të parë, “Qe Mattia Paskal”, i publikuar në 1904. Edhe pse kritika letrare nuk i dha shumë hapësirë, publiku e priti mirë shkrimtarin dhe vlerësoi filozofinë e tij të “maskave”, filozofi që do ta shoqërojë në të gjitha veprat.

Pas vitit 1922, ai merret dhe me teatrin, ku gërsheton me një ironi të hollë dhe një pështjellim i sjelljes së njeriut, ne kërkim të së vërtetës kaq relative dhe personale.

 

 

 

Në vitin 1934, Pirandelo mori çmimin “Nobel”, për “Rinovim të guximshëm e të shkëlqyer të dramës”. Veprat e Pirandelos përfshijnë novela, qindra tregime dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave janë të shkruara në dialektin siçilian.

Tipike për Pirandelon është të tregojë sesi arti apo iluzioni përzihen me realitetin dhe sesi njerëzit i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe – fjalët nuk janë të besueshme dhe realiteti është në të njëjtën kohë, i vërtetë dhe i rremë. Farsat tragjike të Pirandelos janë parë shpesh, si pararendëse për teatrin absurd.

Vdiq në 1936-ën, në Romë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit