MENU
klinika

Ekspozitë-retrospektivë-GKA

Poliedriku Idromeno, piktori që shënoi realizmin

27.06.2019 - 16:37

      Ekspozita-retrospektivë e Kolë Idromenos, u çel për herë të parë, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve. Piktori konsiderohet nga kritika, si figura më e rëndësishme poliedrike e artit shqiptar.

Jeta e Kolë Idromenos, prej vegjëlisë do të përkundej mes skicës, librave dhe projekteve arkitekturore. Kësisoj, ai që në fëmijëri do të ushqente dëshirën për magjinë e letërsië dhe të vizatimeve në letër. Këto elemente që do ta shoqëronin piktorin gjatë gjithë krijimtarisë, i gjejmë për herë të parë, të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita vjen e kuruar nga drejtori i këtij institucioni, Erzen Shkololli, për të cilin, në këtë rast fjalët janë të tepërta, sikurse shprehet ai për mediet.

 

 

 

“Mendoj se është një nga figurat më të spikatura të artistëve shqiptarë në përgjithësi, në pikturë, vizatim, muzikë, arkitekturë – besoj se është figura me e kompletuar në artin shqiptar. Në këtë ekspozitë nuk shikojmë vetëm “Motrën Tone”, por të gjithë miqtë edhe familjarët, vepra që vijnë të restauruara edhe me një tjetër vizibilitet”, – shprehet Shkololli.

Disa prej tablove të ekspozuara në hyrje të ekspozitës, janë: “Autoportret”, “Portreti i së shoqes”, “Portret i Mati Kodhelit” dhe “Motra Tone”, “Dasma Shkodrane” dhe “Dy rrugët”.

 

 

 

 

“Ky është autorproteti i Kol Idromenos, që për mendimin tim është artisti më i rëndësishëm në artin shqiptar, sepse me të nis realizimi. Në disa nga veprat që janë kyçe në galeri, shikojmë sesa e rëndësishme kjo figurë shumëdimensionale, si muzikant, arkitekt, skulptor edhe fotograf, duke i lënë kulturës shqiptare vepre me vlerë… Mati Kodheli ka qenë shok fëminie i Kol Idmromenos, por ka qenë edhe një ndër fotografët e parë. Idromeno punoi në studion e Marubëve. “Portreti i Mat Kodhelit” është portreti i parë që ka bërë Kol Idromeno, sepse daton vitin 1881, ndërsa “Motra Tone” më 1883. Por, “Motra Tone” është quajtur e para vepër, se është portret i një epoke, i një kohe”, – ka shpjeguar studiuesja, Laperi.

 

 

 

Viti 1886, ishte koha kur Kolë Idromeno fillon aktivitetin si fotograf, duke hapur studion e dytë në Shkodër, të quajtur “Dritëshkronja e Kolës”. Studiuesi i fotografisë Zef Paci, na rrëfen se në qasjen e tij ndaj fotografisë, Idromeno reflekton një fjalor kulturor të mbështetur në pikturë edhe në letërsi.

 

 

 

Por, falë pasionit për të udhëtimet, Kolë Idromeno krijoi edhe një koleksion të pasur dhe të larmishëm. Për këtë arsye, etnografja Afërdita Onuzi, thekson se në punët e tij gjejmë aspekte të jetës shpirtërore, si zakonet e traditat e jetës familjare, që praktikoheshin në qytetin e Shkodrës.

Ekspozita-retrospektivë e Kolë Idromenos, do të vijojë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale