MENU
klinika

Artisti kubist

Ibrahim Kodra erdhi te ne për 28 nëntor

30.11.2018 - 11:44

Ministria e Jashtme Italiane në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor, ka ekspozuar vepra artistike të piktorit Ibrahim Kodra me temë “Shqipërisë Fantastike”. Kjo nismë ka vazhduar edhe në Maqedoni, Në Durrës, Milano, në Lugano të Zvicrës.

Artisti Ibrahim Kodra, piktor i jashtzakonshëm me origjinë nga Shqipëria është një nga personalitetet më të rëndësishëm të rrymës kubistë dhe njëkohësisht piktori më i njohur në rangun ndërkombëtar me origjinë nga Shqipëria.

Administratorja e Fondacionit Kodra në Lugano të Zvicrës Maria Pacolli shprehet se:

‘’Mjeshtri Kodra ka qënë gjthmonë një simbol i miqësisë mes Europës e Shipërisë, duke që ai vetë është pjesë e kulturës europiane. Për ne si adminstratorë të Fondacionit Kodra është mjaft e rëndësishme të jemi sot këtu në Romë në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane. Veprat që ekspozojmë sot shfaqin identitetin e tij shqiptar, origjinën e tit, por dhe kulturën si një pjesë integruese e botës europiane.’’ për Ora News.

Kurse koleksionistja private e veprave private të Kodrës, artistja Laura Saplinger shprehet  se Ibrahim Kodra ka jetuar në familjen e saj për 5 vite ku ndjeu ndihmesën dhe ngrohtësinë e familjes së saj.

Ajo ka në dispozicionin e saj dhe sjell 43 vepra arti. Ndër më pikantja është viti i prodhimit të tij 1997 me përfaqësimin e Shqipërisë në kohën e mizerjes. Mjeshtërisht kjo mund të jetë formë arti e lartësuar  në magjinë e Ibrahim Kodrës me ”Shqipëria Fantastike”.

Ibrahim Kodra lindi Në Shqipëri, në Ishëm në vitin 1918. Por ai largohet shpejt nga Shqipëria, në moshën 20 vjeçare shkon student në Romë, në Akademinë e Arteve të Bukura e më pas në Milano në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës.

Që aty, në vendin e romantizmit botëror ku pikturat janë në deficit mendor me deficenën intelektuale dhe në përpjestim të zhdrejtë me to, ku zhvillimi i arteve pamore kanë qenë revolucione për shumë rryma artistike, mbrujtët si një piktor i talentuar dhe në projektimin dhe formimin e tij.

Si piktor i talentuar rrugëtimi i tij hapet në një reze të gjerë veprimi në gjithë botën perëndimore. Në shumë vende ka mundësinë të njihet me një nga piktorët më të famshëm të botës, të asaj kohe të një rryme që nuk kuptohet dhe aq lehtë, por që ka një mori shumëngjyrëshe mesazhesh të hedhura në forma gjeometrike për kutimin e zhdrejtë të imazhit, po aq sa dhe të plotë në mesazh.

Kjo rrymë aq e vlerësuar dhe aq e luftuar nga sistemet diktatoriale për vetë kompliksitetin e saj në mesazhe është rrymë e kubistëve me përfaqësues Pablo Pikason.

Kodra është ndjekës i kësaj rryme me autorë të njohur si Marc Chagall që u ekspozua dhe në hollin e Kryeministrisë në Shqipëri së fundmi, Henry Matisse një piktori shumë domethënës në ngjyra, Lucio Fontana, Renato Guttuso.

Gjithashtu ai futet në ambientet shoqërore intelektuale të përfaqësuara nga njerëz të kulturuar të asaj kohe dhe ajka e mendimit shoqëror. Rrugëtimi i tij vazhdon si mik i Pikasos dhe kjo ndihet edhe në punimet e tij.

Në jetën e tij profesionale është shpërndarë njësoj si ajo e Pikasos në cdo cep të botës me 6 mijë piktura në muze privatë, koleksionistë, njerëz të afërt dhe bashkëpunëtorë. Këto janë të shpërndara edhe në Shqipëri, Kosovë, Vatikan, Zvicër, Itali.

Pikturat e tij të ekspozuara për nder të pavarësisë së Shqipërisë janë një moment i këndshëm ekspozimi dhe i mendimit ndryshe për shqiptarët që janë  të pozicionuar vetëm tek kultura moderne dhe te argëtimi metropolitan.

Ajo vjen si qershi mbi tortë mbi një festë ku të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenar për veten e tyre.