MENU
klinika

Arti shqiptar

13 piktorë ekspozojnë në Muzeun Kombëtar

18.12.2018 - 12:11

Në Muzeun Kombëtar është hapur një ekspozitë e quajtur “Plein air” ku marrin pjesë 13 artistë të mirënjohur ku mund të përmenden piktorët si Kujtim Buza, Buron Kaceli, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Qamil Prizreni.

Vihet re një frymë e  tërë krijimtarie të bukurisë së pejizazheve shqiptare ku nuk mungojnë edhe njerëzit. Ngjyrat  ngrohta të ftojnë në çdo pikturë dhe ndihet një realizëm i ndërtimit të jetës së njeriut. Krahas kësaj gërshetohet dhe modele të natyrës në çdo stinë të vitit, ngjyra të buta, të ëmbla për syrin. Por përkrah pikturave dalin në pah dhe probleme.

Sipas artistëve Ministria e Kulturës duhet të vërë dorë në një përkujdes më të mirë për artin shqiptar. Të gjithë artistët kanë eksploruar në katër stinët e vitit në gjithë Shqipërinë për të sjellë një ekspozitë së bashku. Objekti i këtij arti janë pejizazhet e bukura që ndodhen nga veriu në jug.

Një nga problemet më të mëdha të artistëve që ndihet te çdo njeri prej tyre është rëndësia që i jepet artistit nga shteti si në ndihmesë financiare në mbështetje për punën e vet nga shteti, në motivimin që u jepet e deri tek hapësirat që jepen në dispozicion atyre.

Këto ankesa janë sa individuale dhe grupore. Një nga Piktorët e kësaj ekspozite, Sefedin Stafa shprehet për mungesën e hapësirave ekspozuese, që kanë artistët shqiptarë. Ai rrëfen se si artistët bëhen bashkë, për të sjellë bukuritë e natyrës shqiptare në katër stinët e vitit në një ekspozitë.

kolana e librave

‘’E vërteta është që në këtë ekspozitë bëhen bashkë brezat, profesor Buza është 82 vjeç edhe është më aktiv sesa ne.’’

Sipas piktorit Sefadin Stafa ‘’Një vend ndërtohet kur ndërtohet arsimi, kultura, por edhe arti. Për ne ky është një ushqim shpirtëror. Ushqimi shpirtëror është pak i vaktë, sidomos me tendencat e fundit, që nisin. Nuk jam kundër pikturës moderne, por nuk jam as që t’i hedhesh bojë telajos. Ne na pëlqen që të vazhdojmë në këtë traditë. Çdo artistë mundohet që të gjejë pikat më interesante të vendit tonë.’’

Individualitketi i tyre në krijimtarinë që shprehin për natyrën dhe për pejizazhet shprehen nga piktorët me prezantime të shumta dhe mbreslënëse.

Stafa shton se problemet që po krijohen në artin shqiptar i bëjnë piktorët që ta kenë më të lehtë të ekspozhen në ambientet ndërkombetare sesa në Shqipëri.

Ata vijnë më të organizuar me veten e tyre dhe nuk kanë shumë ndihmë nga institucionet. Në Kosovë ta paguajnë artin që të ekspozosh kurse në vendin tonë është e kundërta, për këtë edhe kultura po kalon një periudhë të madhe trazicioni.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë hapur deri në datën 22 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN