MENU
klinika

"Lulin dhe Saliun nuk e..."

PS çel fushatën/ Balla: Në 2019 hapim negociatat, dy fjalë opozitës

01.06.2019 - 17:35

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në orën 17:00 Partia Socialiste ka çelur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij tha se Partia Socialiste do të fitojë 61 bashkitë e vendit për të treguar se si qeveriset vendi.

Nuk është e rastësishme që e hapim sot fushatën në 1 Qershor, Ditën e Fëmijëve. Jemi të gjithë bashkë për të shkuar deri në 30 Qershor, ditën kur fiton e ardhmja dhe Kushtetuta dhe fëmijët tanë.

Ne kemi qeverisur me sukses në 35 bashki të vendit dhe në 30 Qershor do të marrim përgjëgjësi të qeverisim edhe në ato 25 bashki ku s’patëm mundësi, duke filluar me Shkodrën, Lezhën, Beratin e Gjorkastrën. Ky 1 Qershor na gjen me një lajm shumë të gëzueshëm:

KE rekomandoi pa asnjë kusht hapjen e negociatave për Shqipërinë, e unë sot shpreh gatishmërinë që jo vetëm fillojmë bisedimet por do jemi në qeveri edhe kur të marrim datën për anëtarësim në BE”,- tha Balla

Ai nuk nguroi t’i japë edhe një mesazh opozitarëve që thonë se nuk do ketë zgjedhje më 30 Qershor.

Dy fjalë për ata që betohen e përbetohen nga mëngjesi deri në darkë se nuk do lejojnë të kryehen zgjedhjet: Është krim nga kushdo që e krye. Nuk besoj se ka ndonjë që do të marrë veten në qarë më 30 qershor. Ne jemi partia që bëm shtet e bëri Shqipërinë me Kushtetutë dhe do të qeverisë akoma”.