MENU
klinika

Në orën 16:00 do të...

PS vendosi shkarkimin e tij, Meta del me njoftim të rëndësishëm

11.06.2019 - 11:08

Pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për t’i kaluar Kuvendit të Shqipërisë kërkesën e maxhorancës për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka njoftuar një tjetër konferencë për mediat.

Njoftimi:

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”- njofton Presidenca.

Nuk ka detaje lidhur me temen dhe qellimin e mbajtjes se kesaj konference nga ana e Presidentit Meta, i cili vetem nje dite me pare firmosi live zhdekretimin e dates se zgjedhjeve vendore, duke anuluar 30 qershorin.

Pas kesaj, Kryesia e PS deklaroi zyrtarisht se do te nise qe nga e enjtja ne Kuvend procedurat per shkarkimin e kreut te Shtetit.

Vetem pak pas ketij hapi, Meta, teksa ishte ne nje takim me studente e profesore, deklaroi mes te tjerash se “Kushtetuta do te mbrohet deri ne fund me qetesi dhe shqiptari”.