MENU
klinika

Kostaq Kotta -10 misteret rreth tij

Pse Xoxe organizoi rrëmbimin e tij në emër të E. Hoxhës?

27.06.2019 - 15:09

KOSTAQ KOTTA 10 FAKTE: – Kostaq Kotta ka qenë kryeministri i 15-të i shtetit shqiptar. Ai e ka mbajtur dy herë këtë detyrë. Herën e parë nga 1 Shtatori 1928 deri më 5 Mars 1930 dhe herën e dytë nga 9 Nëntori 1936 deri më 7 Prill 1939.2-Kostaq Kotta ka qenë gjithashtu kryetar i Parlamentit, kryetar i Dhomës sëDeputetëve, ministër i Brendshëm dhe kryetar i Kryesisë së Kongresit tëLushnjës.3-Më 7 Prill 1939, ditën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, KostaqKotta ishte kryeministri në detyrë. 4-Kostaq Kotta u largua bashkë me karvanin e mbretit Zog drejt Greqisë njëditë përpara pushtimit. 5-Kostaq Kotta nuk e ndoqi mbretin Zog në kalvarin e tij në Egjipt dhe Evropë, por qëndroi në Selanik të Greqisë. 6-Kostaq Kotta u rrëmbye nga agjentët e Sigurimit të Shtetit dhe u mbyll fillimisht në burgun e Tiranës. 7-Më pas e izoluan në burgun e Burrelit dhe atje e vranë.  Kur   ishte kryeministër Kotta ka firmosur vendimin për ndërtimin e atij burgu. 8-Pas vdekjes së tij drejtuesit e burgut i falsifikuan të gjitha materialet për ta paraqitur vdekjen si vetëvrasje. 9-Pas varrosjes së eshtrave në oborrin e burgut të Burrelit, ato u nxorën ngavarri dhe më pas u hodhën diku për të mos u gjetur kurrë. 10-Kostaq Kotta la dy fëmijë Nuçin dhe Teftën, të cilët u larguan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. DEKLARATA TË BUJSHME PËR VRASJEN Një bashkëvuajtës në burgun e Burrelit “Koço, mirë ta bënë që të futën këtu, sepse nuk e ke bërë të mirë këtë burg”.10 MISTERE 1-Përse ministri i Brendshëm Koçi Xoxe organizoi rrëmbimin e Kostaq Kottës në emër të Enver Hoxhës?

 

 

 

 

2-A kishte vërtet dijeni kryeministri Enver Hoxha për rrëmbimin e njërit prejparaardhësve të tij?3-Përse në gjyqin e Koçi Xoxes, një nga akuzat e rënda ndaj tij ishte dherrëmbimi e vrasja e ish-kryeministrit Kostaq Kotta? 4-Si   ka  mundësi  që  ish-kryeministri  Kostaq  Kotta  u  vra  në  burgun   përndërtimin e të cilit kishte firmosur vetë? A kishte domethënie kjo? 5-Përse kishte një zell të madh nga gardianët për ta torturuar Kostaq Kottën? Cilët ishin ata që i urdhëruan këto tortura? 6-Përse janë zhdukur materialet dhe ekspertiza e vdekjes së Kostaq Kottës? 7-Përse   në   procesverbal  dhe  në  aktet e para të  ekspertizës  u  shkrua   sivetëvrasje, kurse në të gjitha dëshmitë rezulton si një vrasje e pastër? 8-Si ka mundësi që në procesverbal është shkruar hedhje nga kati i dytë indërtesës, kur ai kishte ditë të tëra që nuk kishte dalë fare nga qelia? 9-Ç’domethënie kishte fakti që ai ishte mbyllur në qelinë pa numër, për shumë e shumë ditë e net? 10-Përse procesverbalet e ndryshimit të qelisë janë zhdukur? 3 VJET, 11 MUAJ E 2 DITË Ka qëndruar gjithsej në detyrën e kryeministrit Kostaq Kotta 8 VJET, 5 MUAJ E 5 DITË Pasi u largua nga Shqipëria u vra Kostaq Kotta në burgun e Burrelit. Dy herë kryeministër, kryetar i Parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i Kryesisë së Kongresit të Lushnjës, Njeriu qëka mbajtur këto poste të larta quhej Kostaq Kotta. Por në vend që shteti tanderonte, si simbol të njeriut që i shërbeu atij, zgjodhi të kundërtën : errëmbeu në Greqi, e solli në Shqipëri, e dënoi me 50 vjet burg dhe në fundgardianët e vranë, të hënën e 1 shtatorit të vitit 1947.SKENA E KRIMIT Është në kufijtë e të paimagjinueshmes edhe për mendjen më kriminalevrasja e Kostaq Kottës. Ndërsa ishte në grahamat e fundit, pa bukë, pa ujëdhe me mishin që i plasaritej, dy gardianë të burgut të Burrelit e goditnin nëtrup pa pushim me bajoneta. Biografi i Kostaq Kottës që është edhe një ngapasaardhësit e tij, ka zbuluar detaje nga krimi.

“Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e tëpaimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e goditnin me ç’të mundnin, deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tëra fjalën bukë, bukë, bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë. Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri i tij nukpo dëgjohej fare. Gardianët e pamëshirshëm, në vend që ta ndihmonindhe mjekonin, e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishteplasaritur. Deri sa erdhi dhe vdekja e tij përfundimtare. U varros nëoborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi”.

 

 

 

 

 

RRËMBIMI NË SELANIK: Kostaq Kotta duhet ta ketë menduar shumë herë nëse duhet të vazhdonte tëndiqte karvanin e mbretit Zog në Egjipt dhe më pas në Evropë, apo duhet tërrinte ne Greqi. Mes kësaj dileme zgjodhi rrugën e dytë. Qëndroi në Selanik, në shtëpinë e vjehrrit, me idenë për të qenë më afër Shqipërisë. Por kurrë nuk e mendoi se Selaniku do të ishte njëkohësisht streha dhe vdekja. Disapersona të panjohur i shkonjnë në shtëpi, e rrëmbejnë me dhunë dhe me makinë e sjellin në Shqipëri. Harallamb Kotta jep detajet për një ngjarjevërtet  plot  mister, skenar i denjë për   filma me spiunazh dhe horrornjëkohësisht. “Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisëku ai jetont në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent iKGB-së dhe i treti një grek agjent i shërbimit sekret grek. Çudia ishtese të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje, duke ikërkuar Koços të vinte me ta në Shqipëri. Sipas tyre, kishin porosidirekte nga Enver Hoxha, që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939.”Dukej mjaft naive kërkesa e tre miqve të paftuar në shtëpi. I ndodhur në këtë situatë, Koço Kotta refuzoi. Por, këtu nisi zbatimi i planit B që, në fakt, rezulton të ketë qenë plani A.

 

 

 

 

 

“Por menjëherë pas këtij refuzimi të tre agjentë sekretë nxorënpistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori, sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërvetë gruas. Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços, por përpjekja etyre ishte e kotë. Shumë shpejt pranë shtëpisë mbërriti një furgon. Pastaj Koçon e tërhoqën zvarrë dhe e futën në të”.

PËRSE KOÇI XOXE ORGANIZOI VRASJEN E KOSTAQ KOTTËS? Një nga armiqtë më të mëdhenj që shpalli ministri i Brendshëm   dhe zëvendëskryeministri Koçi Xoxe ishte Kostaq Kotta. Të dy nga zona e Korçës, të dy me ide të ndryshme politike, të dy kundërshtarë për vdekje në qëndrimet e tyre. Por, Koçi Xoxe kishte edhe një arsye më të madhe për taparë Kottën të vdekur: ish-kryeministri Kotta kishte shpallur platformënsipas së cilës rreziku sllavo-komunist ishte më i madhi për kombin shqiptar. E kjo ishte një arsye më shumë për filojugosllavin Xoxe që ta eleminontekëtë  kundërshtar politik të kahershëm që mund t’i bëhej pengesë në realizimin e projektit të tij për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Harallamb Kotta jep arsyen e vet përse e vranë ish-kryeministrin: “Ai u eleminua sepse ishte kundërshtar i nacinalistëve fqinj antishqiptarë që synonin marrjen e trojeve dhe viseve shqiptare”. Një nga detajet e gjyqit ndaj Koçi Xoxes hedh dritë për atë që ish-ministri i Brendshëm do ta eleminonte.

 

Shkëputur prej “100 vrasjet më të bujshme” (Në historinë e shtetit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare, 1912-2017), me autor Roland Qafokun./Konica.al

Përshtati: Hera Lera