MENU
klinika

Zbuloni arsyen

Pse u ndanë Chris dhe Dakota Johnsson?

17.06.2019 - 15:45

Pas çdo ndarjeje në showbiz nisin menjëherë aludimet për shkaqet e ndarjes.

Kësaj nuk mund t’i shpëtonte as çifti Chris dhe Dakota Johnsson.

Mediat rozë raportojnë se çifti i famshëm u nda për shkak se aktorja nuk dëshironte të bënte fëmijë.

Këngëtari 42-vjeçar tashmë ka dy fëmijë me ish bashkëshorten Gwyneth Paltrow, vajzën Apple 14-vjeç dhe djalin Moses, 12-vjeç. Por ai dëshironte të shtonte familjen e tij.

Madje ai dëshironte të blinte edhe një shtëpi plazhi në Malibu me shpresën për të jetuar aty me aktoren dhe krijimin e një familje së bashku.

Burime të afërta të çiftit thonë se lidhja e tij 20-mujore u shkatërrua nga kërkesa e Chris për të pasur fëmijë.