MENU
klinika

"Xhubleta flet shqip"

Pse UNESCO nuk e mbron ende?

27.06.2019 - 12:40

Xhubleta, a ka ardhur koha të merret në mbrojtje nga UNESCO? Koleksionistja dhe poetja Luljeta Dano, i ka kushtuar një jetë, punës për mbrojtjen dhe shpalljen e këtyre vlerave të rralla dhe unike. Megjithatë, ajo thotë se sot “nuk është e gjallë”!?

Në një intervistë për mediet, Dano rrëfen se prodhimi i xhubletave ka reshtur në vitet ’50-të, por aktualisht duhet qartësuar nëse është një element “i gjallë”, që duhet marrë në mbrojtje nga UNESCO, apo është një element muzeor.

 

 

 

 

“Xhubleta tradicionale, me të gjithë parametrat e saj, nuk prodhohet më prej vitit vitet 1950 apo 1960. Një proces i tillë, pra puna për krijimin e kësaj veshjeje tradicionale zgjat nga 6-8 muaj. Më pas kësaj kohe, nuk janë prodhuar më. Natyrisht që në logun e bjeshkëve, shikojmë xhubleta për vajzat e vogla, që nuk kanë lidhje me prodhimin e xhubletës së mirëfilltë”, – është shprehur Dano.

Sa vazhdon të ruhet kjo traditë në familjet malësore, aty ku xhubleta-kambanë, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante identitetin e kombit shqiptar?

 

 

 

 

“Ndërtimi i xhubletës është shumë i sofistikuar. Gjithë areali, muzetë shqiptarë dhe koleksionet private kanë një numër që shkon deri në qindra. Unë kam parë edhe në shtëpitë malësore, që në qilarë kanë arka që janë me xhubleta të paprekura. Pavarësisht se shumë xhubleta kanë dalë nga tregjet e Shkodrës, Milotit e Krujës, është për t’u gëzuar që shumë të tjera janë edhe nëpër familjet e këtyre zonave. Mendoj se edhe arkivi shtetëror ka rreth 33 xhubleta. Koleksionet private shkojnë nga disa dhjetëra në qindra. Unë kam një përzgjedhje të orientuar në simbolikëm e xhubletave. E orientuar në dekoracionin e tyre, duke përfshirë të gjitha elementët ndërtues të xhubletave edhe stolitë”, – tregon koleksionistja.

 

 

 

 

 

Dano tregon edhe se, çfarë pune bën çdo ditë, për mirëmbatjen e kësaj vlere.

“Unë punoj çdo ditë në lidhje më xhubletën, duke e konservuar. Ajo ka shumë nevojë për mbrojtje nga mikroorganizmat, për botim dhe fotografim. Mendoj se xhubleta më e vjetër ndodhet në “Muzeun e njeriut” dhe i përket shekullit të XVIII. Xhubletat më të vjetra që ndodhen në koleksionet shqiptare janë nga shekulli i XIX”, – shpjegon Dano, më tej.

 

 

 

 

Koleksionistja thotë, se pas punës për të dëshmuar se xhubleta është ende një veshje tradicionale shqiptare dhe e “gjallë”, atëherë duhet filluar formulimi i dosjes për mbledhjen e kësaj trashëgimie, për ta prezantuar atë, më pas, si vlerë kulturore shqiptare pranë UNESCO-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Një krijim mbi Historinë, Stilistin dhe Mjeshtërinë artizanale

“Ti, Xhubleta e Re!”

Së shpejti shfaqje të reja

Hapet Teatri i Kukullave