MENU
klinika

Vjen në jetë 'Sebastien'

Psikologia e njohur bëhet nënë për herë të dytë

25.06.2019 - 13:18

Denata Toçe, psikologia e mirënjohur nga publiku shqiptar është bërë nënë për herë të dytë!

Psikologia ka lindur një djalë që e ka pagëzuar me emrin Sebastien!

Lajmin e ka dhënë Ardit Gjebrea i cili ka uruar Denatën me anë të një kartoline! Këtë të fundit e ka postuar më pas Denata në profilin e saj në Instagram:

“Me shumë dashuri ju urojmë mirëseardhjen e engjëllit Sebastien. Pastë bekimin e Zotit në çdo ditë të jetës së tij! Pastë dashurinë e të shtrenjtëve të zemrës dhe çdokujt që do të jetë pranë tij! Shijoni çdo moment lumturie e xhan shumë! familja Gjebrea”, shkruhet në kartolinë.

Edhe Denata ka publikuar një foto të dorës së vogël të djalit në Instagram, ndërsa shkruan: Sebastièn erdhi në jetë! Falenderoj Zotin që të dy jemi mirë. Lavdia i takon atij!

Psikologia e njohur ishte nënë e një djali para se të vinte në jetë vëllai i tij i vogël! 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN