MENU
klinika

Detajet

Qëlluan eskortën e Ramës/ Procedohen penalisht 3 korçarë!

16.06.2019 - 10:08

Kryeministri Edi Rama u prit të shtunën (15 qershor) me protesta gjatë qendrimit të tij në Korçë.

Mbështetësit e PD dhe LSI dolën në dy anët kryesore të rrugës Korçë-Bilisht me pankarta antiqeveritare në duar.

Tre persona janë proceduar penalisht pasi në momentin që kaloi eskorta e Ramës, ata kundërshtuan punonjësit e policisë dhe hodhën sende të forta.

Të proceduarit janë M. H., 34-vjeç, S. S., 34-vjeç dhe E. L., 37-vjeç, të tre banues në Korçë.

Ata akuzohen për ‘Kundërshtim të punonjësit të policisë’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’.

Gjatë protestës ka pasur edhe incidente dhe përplasje mes ish-deputetëve Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Braimllari dhe zyrtarëve të policisë, mes të cilëve edhe Gjovalin Loka, drejtori i departamentit të sigurisë publike në policinë e shtetit.

Incidentet vazhduan edhe gjatë të kthimit të kryeministrit nga Bilishti në Korçë.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë