MENU
klinika

VIDEO

Gurë e shishe drejt eskortës, Rama pritet me protesta në Korçë

15.06.2019 - 19:46

Në qytetin e Korçës, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, kryeministri Rama është pritur me protesta.

Dhjetëra protestues dolën në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin, me qëllim për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit.

Në momentin e kalimit të eskortës së kryeministrit Rama, protestuesit kanë qëlluar me bidona uji, shishe e gurë, në drejtim të makinave.

Në vend ishin të pranishëm edhe forca të shumta të policisë si dhe FSHN, duke bërë të mundur edhe frenimin e protestuesve.