MENU
klinika

"Vetëvrasje politike"

Rama sheh filxhanin: Janë 2 rrugë, një I me kokë lart e pikë poshtë!

25.06.2019 - 11:11

Gjatë një takimi me banorët e njësisë Administrative Nr.2, kryeministri Rama foli prerë duke thënë se kush nuk do të hyjë në zgjedhje, nuk mund të marrë peng tërë dynjanë.

Rama ka thënë se kjo që po bën opozita është vetëvrasje politike spektakolare.

“Secili me mendjen e vet, kur nuk do të hysh në zgjedhje nuk merr dot peng gjithë dynjanë, është vetëvrasje politike spektakolare, por s’kemi ca të bëjmë.

Kjo histori, unë nuk jam gati për ndeshje, ti nuk do hysh në stadium, kjo nuk ka shans të ndodhë. Nuk është cështja thjesht, është atmosfera e paligjshmërisë dhe klima e krijuar, bjeri murit me kokë dhe kjo përhapet, ca mësimi i jep se në fund kemi harruar thelbin, ose një nga misionet e politikës që të ketë edhe forcën e shembullit, cohen 5 vetë në jë klasë e thonë nuk bëhet mësim se nuk duam ne e bjeri bangave, si është kjo.

Cohen 5 veta në trupën e shërbimit në spital e thonë nuk shërbehet, o të ikë drejtori o s’ka, është stimulimi i antiligjet e antishtetit në mënyrën më kriminale dhe për më tepër politikanët që bëjnë ligjet vetë dhe sillen sikur janë mb ligjet”- tha Rama.

Ai ka thënë se kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu. “Hajde të bëjmë marrëveshje, ta zgjidhim po kështu e ka kushtetuta, por ta zgjidhim tani, rruga e shkurtër që të nxjerrë gjatë, nuk vazhdon kjo histori, prandaj këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, jo kush do zgjidhet kryebashkiak, por si do jetë vendi të nesërmen”-tha ai.

Më pas ka ironizuar me filxhanin, duke parë e duke qeshur.

“Ja jane dy rruge, ecin paralelisht, eshte nje I me koke lart e pike poshte”- tha duke qeshur ai, e duke shtuar “Nuk ka P, parlamenti nuk ekziston, P ka ikur, ka vetem I”.

Duke folur për bojkotin e opozitës me djegie mandatesh për të cilin tha se ishte harariki, Rama nuk e kurseu ironinë:

Para dy vjetësh morën atë që nuk u takonte dhe e morën, pastaj thanë, ore ne pa u çmendur komplet morëm gjysmën e qeverisë, po sikur të çmendemi komplet e marrim të gjithëve, vetëm duke kënduar himnin dy herë në ditë morëm gjysmën e qeverisë po sikur të bëjmë koncert me molotov dhe këndojmë himnin në fund, e marrim të gjithë.