MENU
klinika

A do te ndiheshit njësoj?/ Video

Reagimi i Beyonce gjatë flirtit të Jay Z

07.06.2019 - 13:49

Mbrëmja familjare që Jay Z dhe Beyonce po kalonin në një prej ndeshjeve finale të NBA, u ndërpre në mënyrën më të çuditshme nga një grua, e cila duket se ndërhyri më shumë seç duhet në hapsirën personale të çiftit të njohur.

Ylli i popit dhe  Jay Z ishin të pranishëm në ndeshjen e Golden State Warriors kundër Toronto Raptors, sigurisht në vendet afër fushës pasi Beyonce dhe Jay Z ishin ulur në vendet ngjitur me Nicole Curran, bashkëshortja e një prej lojtarëve të Warriors.

Reperi 49 vjeçar mesa duket e njihte mirë Nicole, e cila gjatë gjithë kohës përpiqej që të fliste me Jay Z, ndërkohë që në mes të tyre qëndronte Beyonce.

Kjo gjë nuk i pëlqeu shumë këngëtares së  shumë hiteve, e cila nuk e fshehu si ndihej përmes  reagimit të shfaqur në video, sa herë që gruaja ngjitur me të përpiqej të fliste me bashkëshortin e saj:

Në fakt të gjithë mendojnë se Beyonce nuk ishte e lumtur me “pushtimin” e hapsirës personale që po i bëhej nga Nicole dhe sigurisht për faktin që ajo donte të komunikonte me partnerin e saj me çdo kusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndan një eksperiencë të dhimbshme

Beyonce përlotet në skenë

Shifra marramendëse

Jay Z, reperi i parë miliarder