Real Madrid interesohet për Christian Eriksen të Tottenham, madje ditë më parë u raportuar se klubi spanjoll ka ofruar 50 milionë euro dhe kartonin e Dani Ceballos, për të marrë danezin.
Gjithsesi “The Sun” sot ka bërë me dije se klubi nga Londra do të kërkojë një tjetër lojtar për të lënë të lirë Eriksen.
Bëhet fjalë për Marco Asensio, të cilin Mauricio Pochettino e pëlqen shumë dhe e dëshiron në skuadrën e tij.
Për të arritur tek sulmuesi spanjoll rruga është e vështirë, sepse Asensio është i preferuar i Zinedine Zidane dhe pak kohë më parë Real Madrid refuzoi një ofertë nga Juventusit për yllin e tyre.
23-vjeçari u ble nga Mallorca në vitin 2015 dhe prej asaj kohe numëron 44 ndeshje me fanellën e Realit, teksa 22 të tjera i ka me përfaqësuesen e Spanjës.