MENU
klinika

Parashikimi

Reshje shiu? Zbuloni si pritet të jetë moti sot

19.06.2019 - 08:41

Ditën e sotme priten reshje të dobëta.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, reshjet pritet të jenë të karaketrit lokal.

Parashikimi:

RESHJET

Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 12 / 26 °C

ERA

Sot era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.