MENU
klinika

Reagon këngëtari

Rikthehet Adrian Gaxha: Konfirmon duetin me moderatorin

24.06.2019 - 13:31

Adrian Gaxha, kohët e fundit i ka munguar tregut të muzikës shqiptare dhe fansat mezi po e presin një rikthim të tij…

Dhe së fundmi ai do të rikthehet me një super duet!

Bëhet fjalë për bashkëpunimin me moderatorin e Kosovës, Enur Pakashtica, i cili ka vendosur që të rikthehet në muzikë pas ndërprerjes nga angazhimi televiziv.

Pas përfundimit të aventurës në “X Factor” vite më parë, moderatori ka vendosur rikthimin ndërsa ka lajmëruar edhe për duetin, shumë i emocionuar:

“Mezi e kam pritur këtë moment. Bashkë me Adrian Gaxha e kemi përgatitur një dhuratë për të gjithë ju!”

Kënga e fundit që ka publikuar Adrian Gaxha është “Lady Malena” në bashkëpunim me Vig Poppa-n, që u soll rreth 6 muaj më parë!

Shpresojmë që ky të jetë një rikthim për të mos humbur më i Adrian Gaxhës! 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN