04.06.2019 - 18:10
Një ditë më parë UEFA publikoi renditjen fillestare me 10 golat më të bukur të sezonit 2018-19 në Champions League.
Në renditje, i pari ishte goli i Cristiano Ronaldos ndaj Manchester United ndërsa i dyti golin i Lionel Messit ndaj Liverpoolit.
Vetë UEFA hapi një votim në internet ku tifozët votuan për të zgjedhur golin më të bukur të këtij kompeticioni, për sezonin që sapo përfundoi.
Në bazë të llogaritjeve goli i Messit ndaj kampionëve të Europës nga goditja e dënimit, që përkoi me golin numër 600 në karrierën e argjentinasit u zgjodh goli më i bukur.
Me këtë votim, tifozët përmbysin renditjen fillestare të UEFA-s, duke nxjerr Messin mbi Ronaldon.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Argjentinasi kërkon revolucion
Messi ‘largon’ 6 lojtarë nga Barcelona!
Flet "The Special One"
Mourinho: Messi është Zoti i futbollit!
Flet "Super Mario"