“Telenovela” mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës ka qenë në qendër të vëmendjes së mbarë medias rozë dhe mesa duket ende vijon!
Pak kohë më parë këngëtarja u dha fund zërave njëherë e përgjithmonë.
Ajo e mbylli këtë çështje njëherë e mirë kur tha se Zerka nuk është i saji dhe kjo punë ka marrë fund!
Por burimet kanë treguar se këngëtarja është parë sërish me ish-in në një festë në kryeqytet, nën shoqërinë e njëri-tjetrit!
Kjo gjë na shtoi dyshimet se Ronela dhe Zerka janë ende bashkë, dhe ndarja mund të ketë qenë vetëm për t’u mbyllur gojën thashethemeve!
E ndërkohë normalisht që nuk mund të themi gjë me siguri, por të presim që këngëtarët të na e konfirmojnë që janë bashkë!
Ata janë ende miq dhe kjo duket në postimet që bëjnë për njëri-tjetrin në Instagram, sa herë që dikush publikon një projekt të ri!
Ronela dhe Zerka ende e mbështesin njëri-tjetrin në punën që bëjnë!