MENU
klinika

Beteja për KZAZ-të

Rritet tensioni në Shkodër, i vihet flaka shkollës

18.06.2019 - 21:00

Punonjësit e Bashkisë së Shkodrës po tentojnë të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës ‘Shejnaze Juka’.

Mësohet se deri në këto momente situata ka agravuar sa janë thyer xhamat e shkollës dhe po tentohet t’i vihet flaka.

Kjo përplasje vjen pas mosrespektimit të thirrjes së bashkisë Shkodër për të liruar ambientet e KZAZ.

Punonjësit e bashkisë e militantë të PD janë përplasur me policinë dhe po tentojnë të marrin me forcë materialet zgjedhore.