MENU
klinika

"E keqja s'u vjen nga ne"

“Ruhuni nga burgu dhe…”, çfarë paralajmëron zv.kryeministri?

25.06.2019 - 10:06

Pas deklaratave të fundit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit, zv.kryeministri Braçe ka reguar duke se thënë se socialistët në këtë datë do të të jenë kudo.

“Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush. Ju, jo e jo! Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij”- shkruan Braçe.

Sipas tij, “e keqja nuk u vjen nga socialistet, perballjes me ligjin ruajuni, prej saj vjen burgu dhe izolimi i perjetshem”.

Postimi i Braçes

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO!
POR E KEQJA SU VJEN NGA NE!
PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI!
PREJ SAJ VJEN BURGU DHE
PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM!

Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori!

Si thoni,
“te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu?

Si vijoni,
“eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu?

Si e mbyllni,
“te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?

Shikoni,
ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR.
Jo per ju, fare fare!
Nga ne nuk u vjen e keqja,
imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan!

Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes!
Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush.
Ju, jo e jo!
Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij,
askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe.

Pra pa frike!
Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin,
tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni!

Nga perballja me ligjin vjen #Burgu,
madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne,
pra pamundesoni votimet!
#7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron!
Pas burgut vjen izolimi perjete!
Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI,
nuk do ju ngelet me asgje, zero,
duke nisur nga placka qe keni vene.

A ja vlen?
Une them jo!
A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores?
A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise?
Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje,
sa te pabarabarte jeni me ta dhe
sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata!

Dite te mire!