MENU
klinika

Premtimi

Sarri: Juventusi im do të argëtohet në fushën e lojës

27.06.2019 - 21:05

Mauricio Sarri ka dhënë intervistën e tij të parë si bardhezi dhe këtë e ka bërë nëpërmjet kanalit zyrtar të Juventusit.

Trajneri toskan, që u prezantua në Torino javën e shkuar, flet për atë që ka ndërmend të bëjë te Juventusi dhe atë se çfarë pret të marrë në këmbim.

Vlerësime për ish-trajnerin Alegri, por edhe një premtim: Juventusi i tij do të dëfrejë në fushën e lojës.

“Çfarë kampionati do jetë? Në nivelin e trajnerëve të shkëlqyer. Është rikthyer Konte në një klub të rëndësishëm, Xhampaolo te Milani. Ançeloti te Napoli, dhe Fonseka te Roma, ai ka aftësi të mëdha. Sasuolo ka De Zerbin, me shumë talent. Nuk dua të harroj dikë, por besoj se këtë sezon do ketë një trend të ri, duke parë edhe shumë emra ndryshe në pankina”.

“Është një trashëgimi e vështirë, ky klub ka fituar shumë. Do jetë e vështirë të përsëris rezultatet e pesë viteve të fundit, qoftë edhe në statistika. Duhet të harroj përgjegjësitë, dhe të kënaqemi, të bëjmë qejf në fushë. Dhe, të rrisim vazhdimësinë e fitoreve”.