MENU
klinika

Paralajmërojnë largimin

Sarri tek Juventus/ Ja si reagojnë lojtarët e Chelsea!

03.06.2019 - 17:00

Maurizio Sarrit dhe Juventus, është një martesë që pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.

Ajo që po pritej deri tani ishte finalja e Europa Leagues, të cilën italiani e fitoi me Chelsean e tij, ndërkohë që ende nuk dihet se si po ecin negociatat, por duket se nuk ka akoma një akord me skuadrën londineze, ku Sarri ka edhe një vit kontratë.

Nga grumbullimi i kombëtares italiane, kanë folur për këtë çështje edhe dy futbollistët e Chelsea, Emerson dhe Jorginho.

“Napolitanët kanë Sarrin në zemër dhe për ta do të ishte një tradhti. Janë të gatuar kështu, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Jorginho.

“Për mua, Sarri duhet të qëndrojë te Chelsea, por më pas nuk i dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë.”, shtoi Emerson.

Emrat e të dy futbolistëve, janë përfolur në merkato, si përforcime të mundshme për skuadra të kampionatit italian.

Jorginho mendohet se mund të shoqërojë Sarrin te Juventusi, ndërsa Emerson mund t’i bashkohet Antonio Contes te Interi.

Të dy futbollistët e pranuan publikisht se u mungon italia dhe se duan të rikthehen aty.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”