MENU
klinika

Gati të krijojë kujtime

Së shpejti nënë, Rona Nishliu merr dhuratën e veçantë

08.06.2019 - 16:48

Pak kohë para lindjes këngëtarja merr dhuratën e veçantë për beben që po vjen.

Këngëtarja e njohur e cila është në pritje të ëmbël, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

 Përmes një postimi në rrjete sociale, Rona ka treguar dhuratën që ka marrë për vajzën e saj e cila do të vijë në jetë.

Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale disa foto në të cilat ka treguar se ka marrë një album për bebe, të cilin pas lindjes sigurisht që do ta mbushë me kujtimet më të bukura me të.

Përsa i përket muzikës, Rona së fundmi ka publikuar edhe një album me disa këngë.