MENU
klinika

Përveç tenisit edhe biznes

Serena Williams, më shumë se një imazh në biznes

05.06.2019 - 12:50

Serena Williams është bërë e para atlete në botë që hyn në listën vjetore të World’s Richest Self-Made Women të Forbes.

Lista rendit sipërmarrëset femra më të suksesshëm dhe këtë vit ylli i tenisit është në kopertinën e parë të revistës prestigjioze të biznesit.

Fituesja 23 herë e Grand Slam zë vendin e 80-të të grave që kanë ngritur pasurinë vetë. Përveç tenisit, Williams merret edhe me biznes.

Ajo investon në shumë kompani nëpërmjet kompanisë së saj Serena Ventures.

 

37-vjeçarja ka një pasuri me vlerë neto 225 mln dollarë. Williams tha për Forbes se dëshiron të jetë më shumë se sa një imazh në biznesin e saj.

Unë dua të jem pjesë e tij, dua të jem në infrastrukturë. Dua të jem markë, në vend që të jem vetëm imazhi”-tha Serena.

Tenistja është nëna e një vajze Alexis Olympia Ohanian Jr.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tenistja amerikane e quajti hajdut

Reagon gjyqtari i sulmuar nga Serena Williams