Parma-Balotelli është ‘dashuria’ e re që ka lindur në merkato.
Klubi verdheblu duket se është gati të hidhet në sulm për “Super Marion”.
Ish-ylli i Nice dhe Marseille mund të kthehet shumë shpejt të luajë në Serinë A.
Sipas “Corriere della Seria”, drejtori sportiv i Parma-s, Faggiano, do t’i ofrojë lojtarit 2 milionë euro në sezon, plus bonuse, në 10 ditët e ardhshme.
Pasi i ka dhënë fund aventurës me Marseille, ku u transferua janarin e kaluar dhe ku realizoi 8 gola në 15 ndeshjes, ish-sulmuesi i Inter-it është në kërkim të një skuadre të re, të gatshme të ketë besim tek ai.
Gjithashtu, kthimi në Itali do të rriste shanset e një grumbullimi të Mario Balotelli-t me kombëtaren e Italisë.