01.06.2019 - 18:01
Lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar këtë pasdite në Korçë, pas gjashtë tërmeteve që goditën mëngjesin e sotëm.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me këtë tërmet, se sa i fortë ishte dhe dëmet që mund të ketë shkaktuar.
Mësohet se lëkundjet e ndjera kanë rritur frikën mes qytetarëve.
Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara, ndërsa 4 persona u plagosën, të cilët, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha material
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri
Tërmeti ‘shkund’ Greqinë
Brenda pak orësh disa tërmete