MENU
klinika

“Lindja ishte Perëndim”

Shfaqen fotografi të hershme arabe

16.06.2019 - 13:22

      Fondacioni Arab i Fotografive, një arkiv i ri në internet, ofron perspektiva të reja për Lindjen e Mesme, përmes momenteve apo historive të harruara, – shkruan India Stoughton.

Burrat me veshje grash, portrete dhe fëmijë që pozojnë me pushkë, apo edhe puthjet e gjinisë së njëjtë … Fondacioni ka publikuar fotografi të befasishme dhe sensacionale, që i përkasin Lindjes së Mesme. Mijëra fotografi dokumentojnë jetën e përditshme dhe mënyrën e jetesës dikur. Arkivat janë ruajtur për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj kohe mund të jenë botuar libra me këtë temë, apo të jenë organizuar ekspozita, por koleksioni nuk ështe shfaqur plotësisht për publikun. Tashmë, këto fotogfrafi mund të shihen, falë kësaj platforme në internet.

 

 

 

 

Fondacioni jofitimprurës u krijua në vitin 1997,në Bejrut, për të hulumtuar, mbrojtur dhe ruajtur historinë e fotografisë në Afrikës e Veriut, të Levantit dhe të Gjirit. Aktualisht, ruhen më shumë se 500 mijë negativë dhe fotografi të shtypura.

“Jemi platformë që vë në pikëpyetje mediet e fotografisë dhe që shtyn kufijtë e asaj që quajmë fotografi”, – shpjegon Marc Mouarkech, drejtori i fondacionit. “Përpiqemi të nxisim krijimin e diskursit të ri, që i flet një audience bashkohore”.

Në faqen kryesore, vegëzat e krijuara rastësisht ndërlidhin vizitorët me koleksionet, fotografët e imazhet, duke nxitur zbulime të reja në çdo vizitë. Fotot aranzhohen gjithashtu, sipas kategorisë dhe mund të shihen me fjalët kyçe, duke lejuar kuriozët – për një epokë, një vend ose një subjekt të veçantë – të eksplorojnë më shumë. Vizitorët mund të zmadhojnë fotografitë për të zbuluar detaje të fshehura, si dhe për të ndarë imazhe në mediet sociale dhe për të shtuar etiketat dhe informacionin e tyre, për faqet e internetit.

“Duam të jetë diçka që ndërtohet nga fondacioni dhe komuniteti, në të njëjtën kohë”, – thotë Mouarkech.

 

 

 

 

 

Shumë nga negativët dhe printimet, gjatë viteve edhe janë dëmtuar. Në vend që të restaurohen ose të manipulohen në mënyrë digjitale, ato paraqiten në gjendjen aktuale dhe trajtohen si artefakte historike. Një nga fotot e dëmtuara paraqet një balerinë, të fotografuar nga armeniani Armand (i lindur më 1901 në Turqi).

 

 

 

 

 

Shumë prej imazheve dokumentojnë traditat që nuk janë ruajtur. Camille el Kareh, njihet për fotografitë e tij ‘postmortem’, që u bënë popullore në Libanin e veriut, të viteve 1920-‘30. Duke paraqitur me kujdes të vdekurit pranë të dashurve, ai krijoi portrete formale familjare, ku trupi i pajetë zë vend qendror.

Në Siri, fotografi dhe akademiku Jibrail Jabbur, i lindur më vitin 1900, kap një beduin në shkretëtirë. Puna e tij, ofron një pasqyrë unike të jetës së përditshme të beduinëve sirianë.

 

 

 

Arkivi përfshin imazhe të ngjarjeve dhe të figurave historike, duke hedhur dritë mbi ndryshimin e zakoneve shoqërore përgjatë një shekulli. Një portret në studio, i një fotografi anonim egjiptian në fillim të shekullit XX, shfaq dy gra të reja veshur me shami koke, por duke i shfaqur fytyrat. Mouarkech, beson se kjo është një nga fotografitë më të hershme, ku gratë arabe dalin me fytyrat e zbuluara.

 

 

 

 

Ndryshimet ndaj trupit të femrës në Egjipt, vërehen te veprat e armenianit Van Leo, që ka bërë qindra fotografi erotike në vitet 1950-‘60, shumë nga të cilat detyrohet t’i djegë në vitet 1980, pas ngritjes së konservatorizmit fetar. Nga fotot e ruajtura është ajo e aktores egjiptiane Nadia Abdel Wahed, që donte 18 poza të ndryshme dhe në secilën, duke hequr rrobat një nga një.

 

 

 

 

Në koleksion shfaqet edhe tradita e ëmbëlsirave, si fotoja e vitit 1960, realizuar nga Muhamed Youssef, ku shfaqet një burrë duke bërë “knafeh”.

 

 

 

 

Shumë nga fotografët, eksperimentonin me kompozicionin dhe teknikat. Një prej tyre është bërë në Betlehem, më 1922, nga një fotograf anonim palestinez, që përdorte teknikat e shtresave, për ta shfaqur të njëjtin njeri në katër vende të ndryshme, në një tablo sureale.

 

 

 

 

Në koleksion janë fotot e një prej fotografeve të para arabe, Marie al-Khazen. E lindur më 1899, në Liban, ishte edhe feministe, meqë shfaqte femrat duke u kënaqur në rolet që u takonin tradicionalisht meshkujve, si duhani, kalërimi apo gjuetia.

 

 

 

 

Në kohërat më turbulente, fotografive u shtohen armët. Mouarkech thotë, se ato, shpesh keqinterpretohen. Foto të tilla, bëri libanezi Hashem El Madani, sidomos nga Sidoni, gjatë luftës civile të Libanit.

Arkivi synon të zgjerojë perspektivat e Lindjes së Mesme. Mouarkech e sheh qasjen në publik të koleksioneve edhe si pjesë të detyrës për t’i ruajtur ato. “Arkivi është mjet që duhet përdorur”, – thotë ai. “Ruajtja vjen në shumë mënyra. Nëse një fëmijë i vogël sheh një imazh që e ndihmon atë për të zhvilluar imagjinatën ose për një arsye emocionale qëndron me të, kjo është ruajtja e materialit, historia që kemi, kujtesa e objektit dhe kujtesa për rajonin, për në”./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit