Çfarë kanë të përbashkët Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri japonez Shinzo Abe?
Ata të dy mendojnë se, duke goditur egon e brishtë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, ata mund ta inkurajojnë atë në ruajtjen e aleancave tradicionale që ai kërkon të braktisë.
“Pema e miqësisë” që Macron i dha Trump vitin e kaluar tani është e vdekur.
Por ofensiva e Abe-së ende vazhdon. Udhëheqësi i parë botëror që u takua me Trump pas fitores së tij zgjedhore më 2016, u kthye në Uashington, në prill. Muajin pasardhës, Trump ishte në Japoni.
Abe thuhet se ka propozuar Trump për një Çmim Nobel për Paqen, me kërkesën e SHBA, për hapjen e bisedimeve me Korenë e Veriut. Dhe ai është ofruar të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen e Amerikës me Iranin.
Ajo që Trump e quan një “partneritet të pabesueshëm”, është, në të vërtetë, një marrëdhënie shumë e njëanshme.
Por, për Abe, qetësimi Trump nuk është aq shumë një zgjedhje si një domosdoshmëri: ai duhet t’i provojë njerëzve të Japonisë dhe fqinjëve të tyre, veçanërisht kinezëve, se ai e di se si ta mbajë Trump në anën e tij.
Problemi është se, SHBA dhe Japonia mbeten të ndara në të njëjtat çështje si gjithmonë: Koreja e Veriut, besueshmëria e garancive të sigurisë amerikane në Azi , dhe tregtia.
Tërheqja e Amerikës nga Lindja e Mesme, pas hapjes së rrugës për Rusinë për të fituar një terren në rajon, ka intensifikuar vetëm frikën e Japonisë për sigurinë e vet, dhe jo vetëm për Korenë e Veriut.
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe shtëpia e 20% të popullsisë botërore, mund të jetë një partner tregtar i rëndësishëm për fqinjët e saj rajonal, por veprimet e saj agresive, destabilizuese dhe kryesisht të pakontrolluara në Detin e Lindjes dhe Kinës Jugore ngrenë rreziqe serioze për rajonin.
Abe është në dijeni të dobësisë së Japonisë. Për vite me radhë, ai ka shtyrë të ndryshojë kushtetutën pacifiste të Japonisë.
Ndërkohë, Japonia planifikon të shpenzojë 245 miliardë dollarë, 1% të PBB-së, për mbrojtjen e vet gjatë pesë viteve të ardhshme, më shumë se Franca ose Mbretëria e Bashkuar.
Por, sigurisht, ky investim nuk do ta vendosë Japoninë në ndonjë pozitë për t’u përballur me Kinën, buxheti i mbrojtjes i të cilit është më shumë se katër herë më i madh.
Nuk është për t’u habitur, Trump nuk ka bërë asnjë lëshim në tregti. Përkundrazi, ai ankohet se SHBA ka një deficit tregtar “të pabesueshëm të madh” në krahasim me Japoninë dhe ka kërcënuar për të ngritur tarifat mbi importet amerikane të makinave japoneze.
Një veprim i tillë do të dëmtonte Japoninë shumë më tepër se tarifat e çelikut dhe aluminit, të vendosura vitin e kaluar; në fakt, ndoshta do ta çonte Japoninë në recesion.
Planet e Japonisë për të blerë 105 avionë luftarakë F-35 nga SHBA do të shkojnë në një farë mënyre drejt reduktimit të tepricës tregtare të Japonisë me SHBA-në dhe kështu do të ndihmojnë potencialisht për të bindur Trump që të mos vazhdojë më me tarifat e makinave.
Trump bëri një koncesion të vogël për Abe: një marrëveshje tregtare do të arrihet vetëm pas zgjedhjeve parlamentare të Japonisë muajin e ardhshëm. Por me SHBA dhe Trump, asgjë nuk është e sigurt.
Shlomo Ben-Ami, një ish-ministër i jashtëm izraelit, është nënkryetar i Qendrës Ndërkombëtare për Paqe në Toledo.