18.06.2019 - 21:25
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj iu bën thirrje qytetarëve të Shkodrës të distancohen nga dhuna, duke e quajtur një turp të pamasë atë që po ndodhte në KZAZ-në në shkollën “Shejnaze Juka”.
Lleshaj tregon ligjin dhe thekson se dhunuesit nuk do i shpëtojnë.
“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.
Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”, deklaron Lleshaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Nëse nuk largohen..."
Kryebashkiaku i Lezhës ultimatum KQZ-së
Beteja për KZAZ-të