Bashkinë në të gjithë vendin kanë shpërndarë 6. 24 milionë lekë për përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike në gjatë muajt e parë të vitit.
Sipas të dhënave nga thesari i shtetit mësohet se nga 1 janari deri 7 qershor 2019, pagesa e paaftësisë nga Bashkitë është paguar në masën 6,242,618,098 lekë të cilat janë shpërndarndarë në 1,195 trasnaksione.
Ndërkohë Shërbimi Social Shtetëror publikon skemën e re e ndihmës ekonomike. Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategoritë e tjera mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin.
Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.
Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë.
Lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit merret vendimi për këto familje.
Kush mund të përfitojë ndihmën ekonomike:
• Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
• Jetimët të cilët nuk janë në institucione;
• Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
• Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
• Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
• Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë