13.06.2019 - 09:46
Presidenti Meta duket se nuk po njeh të ndalur me konferencat e tij të njëpasnjëshme.
Teksat sot në Kuvend pritet që të miratohet mocioni për shkarkimin e tij, ai po sot do të dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët.
Konferenca do të mbahet sot në orën 17:00, ndërkohë që në Kuvend do të diskutohet anulimi i dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit por edhe shkarkimi i tij.
Mbetet për t’u parë se ç’do thotë kreu i shtetit këtë pasdite, ndërkohë që dje pati një takim me partitë e qendrës së djathtë ku u fol edhe për një datë tjetër zgjedhjesh.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Anulimi i zgjedhjeve