MENU
klinika

"Të heqin dorë sa..."

Sulmet ndaj KZAZ, Rama “kërcënon” kryebashkiakët

28.06.2019 - 13:19

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka dhënë një paralajmërim të fortë për kryebashkiakët.

Kreu i qeverisë thekson se çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi do të merren si të pandehur.

Postimi në Twitter:

“Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV.

Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë”, shkruan Rama.