MENU
klinika

Kush e zëvendëson?

Sulmuesi braktis çuditërsht Kombëtaren!

01.06.2019 - 18:37

Një lajm i befasishëm ka ardhur nga lista e kombëtares së Shqipërisë.

Sulmuesi Eros Grezda la grumbullimin për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Islandës dhe Moldavisë. Lojtari i Rangers do të largohet për arsye personale!

Vendin e tij në Kombëtare do ta marrë Lorenc Trashi.

Njoftimi i FSHF:

“Ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45.
Eros Grezda nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet eradhës për arsye personale.

Trajneri Reja ka thirrur në skuadër Lorenc Trashin, nga Partizani, që do të bashkohet me grupin në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë do të luajnë përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Ndeshja zhvillohet sot në orën 17:00″, – shkruhet në njoftim.

Futbollisti i Partizanit do të jetë i grumbulluar që sot në kombëtaren për ndeshjen miqësore ndaj U-21.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”