MENU
klinika

Deklarata

“Ta marrim seriozisht”, Fleckenstein flet për shqetësimin e Metës

11.06.2019 - 13:11

Situata e nxehur politike në vend nuk i ka shpëtuar as syrit të ish-eurodeputetit në PE dhe raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Gjatë një takimi në Bruksel, me temë “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, Fleckenstein foli për situatën në vend.

Ai është shprehur se është informuar me vendimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve dhe reagimet e shumta lidhur me këtë vendim, ndërsa ka thënë se ata duhet ta marrin seriozisht shqetesimin e tij për situatën që mund të dalë jashtë kontrollit.

Kam lexuar që Presidenti është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”, ka deklaruar Fleckenstein.

Sakaq, ai ka bërë sërish thirrje vendeve anëtare që të çelin negociatat për Shqipërinë.