MENU
klinika

Mbështetësit e opozitës i kërkojnë largimin

Takimi elektoral/ Rama pritet me protesta në Patos!

14.06.2019 - 17:00

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Bashkinë Patos ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mandatin e tretë ,Rajmonda Balilaj.

Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë.

Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Të pranishëm ishin edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.

Megjithatë, sipas informacioneve, nuk ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve.