MENU
klinika

Çfarë biseduan?

“Të dielën Shqipëria rrezikon”, Matteo Salvini telefonon Metën

27.06.2019 - 09:06

Kriza politike e krijuar në vend nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së ndërkombëtarëve.

Keta të fundit kanë kërkuar zgjidhje institucionale pa ndërhyrjen e tyre.

Ndërkohë mësohet se ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka zbuluar telefonatën që ka zhvilluar me presidentin Ilir Meta.

Në një video të postuar në Facebook Salvini flet për aktivitetet e tij ditore ku ndër të tjera përmend edhe telefonatën me Metën.

Kam dëgjuar edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është një përplasje që mund të shkojë në një përplasje civile, siç është parë edhe në javët e fundit.

Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës.

Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë.

Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera”– ka thënë Salvini në një video live nga zyra e tij.