MENU
klinika

Deklarata

Tensione te “Vasil Shanto”? OSBE: Situatë jo e favorshme për vëzhgim!

30.06.2019 - 13:12

Në lidhje me procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në Shqipëri ka reaguar edhe misioni i OSBE.

OSBE njofton se ditën e nesërme do të mbajë një konferencë për shtyp, në të cilën do të nxjerrë përfundimet paraprake për zgjedhjet.

Ndër të tjera, OSBE sqaron se drejtuesja e këtij misioni, Audry Glover, nuk u ndal te shkolla “Vasil Shanto”, pasi situata aty nuk ishte e favorshme për vëzhgim.

Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje.

Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare të OSBE.