MENU
klinika

Deklarata

Tensionet tek KZAZ-të/ Rama gati ligjin: Kush kryen krim elektoral…

19.06.2019 - 12:32

Mbështetësit e opozitës janë paralajmëruar sërish nga kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë bën me dije se kush krye krim elektoral nuk do të lejohet të dalë jashtë vendit për 5 deri në 10 vite.

Në një takim me banorët e njësisë administrative nr.1 në Tiranë, Rama tha se kjo masë do të kalojë nesër në parlament.

Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral.

Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi.

Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren.

Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pas tensioneve të krijuara ditët e fundit në KZAZ-të e vendosura në bashkitë që drejtohen nga të djathtët, çka ka çuar në arrestimin e mbështetësve të PD e punonjësve të bashkive.

Kujtojmë se në Burrel e Kamëz sot policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa pati dhe të plagosur.