05.06.2019 - 13:57
Kryeministri Rama ka vizituar sot ashtu sikurse kishte paralajmëruar banorët e fshatit Floq në Korçë.
Fshati Floq disa ditë më parë u godit nga tërmete të njëpasnjëshme.
Menjëherë sapo ka mbërritur në Korçë, Rama është ndalur tek çadrat ku janë strehuar një pjesë e banorëve.
Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën fshatin Floq, të Korçës dëmtuan një pjesë të mirë të banesave duke lënë banorët e këtij fshati në qiell të hapur.
Një pjesë e tyre u strehuan në çadrat e siguruara nga Forcat e Armatosura.