MENU
klinika

Tërmeti rrënoi Korçën

Elbasani dhe Fieri akordojnë fond për dëmet

10.06.2019 - 13:52

Nismës së Qeverisë për të akorduar një fond prej 7 milionë lekësh ndaj familjeve të prekura nga tërmeti në Qarkun e Korçës i janë bashkuar edhe 7 bashki nga qarku i Elbasanit dhe bashkia e Fierit.

Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë akorduar rreth 200 mln lekë.

Këshilli Bashkiak në Fier miratoi fond ndihme për banesat e shkatërruara nga tërmeti rreth 3 milionë lekë.

Fondi i akorduar do të përballohet nga shpenzimet operative të bashkisë fier të miratuar në buxhetin e vitit 2019.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit paraditen e tē hënës miratoi në mbledhjen jashtë rradhe një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilëve edhe fondin e ndihmës për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë.

Bashkia e Elbasanit është ndër bashkitë e para pas asaj tē Tiranës ,e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Qazim Sejdini tha se Bashkia e Elbasanit do të japë 3 milion lekë të rinj për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

Vendimi u miratua në mënyrë unanime nga Këshilli Bashkiak.

Ndërkaq bashkitë e Librazhdit,Belshit,Gramshit ,Peqinit e Prrenjasit kanë konfirmuar ndihmë financiare në masën 2,6 mln lekë të rinj secila.