MENU
klinika

"Spurs" 'hapin thesin'

Tottenham ‘djeg’ Europën/ Blen yllin e Ligue 1

25.06.2019 - 22:32

E donin ekipet më të mëdha të Europës ku pati interesime, sondazhe dhe sidomos biseda me Lyon.

Por, sipas asaj që shkruhet në mediat angleze dhe franceze, ylli dhe talenti i Lyon, Ndombele, një mesfushor i fuqishëm dhe që sezonin e shkuar ka qenë ndër më të mirët në Ligue 1, do të transferohet te Tottenham.

“Spurs’ rihap kështu ‘thesin’ në merkato dhe i plotëson një nga dëshirat më të mëdha në merkato trajnerit Pochettino.

Ndombele ishte në radarët e Juventusit, Barcelonas dhe Real Madridit, por Lyon nuk ulej në pretendime. Operacioni i transferimit te finalistët e Champions pritet të jetë 62 mln euro dhe bonuse.