MENU
klinika

Po Khloe si reagoi?

Tristan Thompson uron Khloe-n! “Je njeriu më i bukur që njoh”

28.06.2019 - 13:05

Pas skandalit ku u përfshi Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner-it, Khloe u nda nga Tristan Thompson.

Megjithatë, ai bleu një vilë të re 6,5 milion dollarëshe vetëm 25 minuta larg shtëpisë së saj, veçanërisht për shkak të vajzës, True.

Tristan Thompson theu heshtjen pas skandalit të tradhtisë duke shkruajtur një urim publik për ish-partneren Khloe Kardashian në rrjetet sociale.

Tristan postoi në Instagram një foto të Khloe-t me vajzën e tyre True duke e konsideruar mamanë e vajzës së tij “njeriu më i bukur, brenda e jashtë”.

“Gëzuar ditëlindjen, Khloe Kardashian. Je njeriu më i bukur që kam njohur, brenda e jashtë. Faleminderit që je një mama e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ti për shembull. Të uroj veçse sukses dhe uroj që pozitiviteti të bekojë rrugën tënde. Shijoje ditën tënde, Koko.”

Deri më tani, asnjëra nga Kardashian-et nuk e ka pëlqyer postimin. Në fakt, asnjëra nuk e ndjek. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kylie fajëson Tristan për atë që ndodhi

Khloe Kardashian, ende mendon për Tristan?