MENU
klinika

Deklarata e ministrit turk

Turqia: Nuk frikësohemi nga sanksionet e SHBA

24.06.2019 - 17:04

Turqia ka treguar edhe një herë se nuk ka frikë nga sanksionet e SHBA lidhur me vendimin e saj për të blerë një sistem rus të mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Turqisë një afat prej 31 korrikut për të hequr dorë nga blerja e sistemit S-400, ose do të përballet me sanksione dhe largim nga programi F-35.

“Pavarësisht nga çfarëdo sanksionesh që mund të ketë, çfarëdo mesazhi nga Amerika, ne kemi blerë S-400,” u tha gazetarëve në Ankara ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu.

Cavusoglu tha se Turqia po punon tani rreth datës së arritjes së sistemit rus.

“Nëse nesër ndodh një sulm në Turqi, nuk mund të presim që NATO-ja të na mbrojë, sepse kapaciteti i NATO-s do të mbrojë vetëm 30% të hapësirës ajrore të Turqisë”, tha Cavusoglu.

Turqia nuk do të lejojë vendet e tjera të diktojnë blerjet e saj të mbrojtjes, tha ai.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë janë përkeqësuar mbi çështje të shumta, duke përfshirë marrëveshjen S-400 dhe mbështetjen e SHBA për një milici kurde siriane të konsideruar si terroriste nga Turqia.

Sanksionet mund të shkaktojnë dëme në një kohë kur ekonomia e Turqisë po lufton tashmë.

Monedha e saj humbi një të tretën e vlerës së saj vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të sanksioneve të përkohshme të SHBA mbi ndalimin e një pastori amerikan.

Erdogan tha javën e kaluar se do të përdorte marrëdhënien e tij “të mirë” me homologun e tij amerikan Donald Trump për të folur për krizën kur takohen në samitin e G20 në Osaka të Japonisë këtë javë.