MENU
klinika

Deklarata

“U ul në gjunjë e më falenderoi”, Clinton mesazh të fortë politikës

12.06.2019 - 13:08

Gjatë ceremonisë yrtare të shënimit të 20-vjetorit të lirisë së Kosovës, ish-presidenti amerikan Bill Clinton në fjalimin e tij ndau me të gjithë të pranishmit një moment jashtëzakonisht të veçantë që i kishte ndodhur kur ishte duke qëndruar në një hotel diku në SHBA.

Clinton tregoi se si një kamarier shqiptar ra në gjunjë për ta falenderuar për gjithçka që kishte bërë për Kosovën.

Clinton e cilësoi këtë moment si gjënë më të mrekullueshme që i kishte ndodhur pas 19 vjetësh që kishte lëshuar Shtëpinë e Bardhë.

Fjalimi i plotë:

Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme.

Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”.

Më tej Clinton dha edhe një mesazh për liderët e politikës dhe gjithë shqiptarët, të cilëve u kërkoi të mendojnë se ku duan ta shohin veten në 10 vitet e ardhshme.

Ai thotë se i pëlqen shumë populli shqiptar dhe kosovarët dhe thotë se Amerika ka nevojë për të gjithë, por thekson se atyre duhet t’iu ofrohet mundësi e barabartë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët. Une jam pro migrimit dhe ne kemi nevoje per ju, por dua qe cdo person i vetem i ri ne kete vend te kete mundesi te barabarte per te jetuar ketu, per te fituar para ketu dhe per te ndertuar te ardhmen ketu“, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si Jelcin mbështeste Klinton kundër Milosheviçit

Bisedat sekrete telefonike ruso-amerikane gjatë luftës së Kosovës